11 Janar 2025

Greqia vazhdon të vuajë pasojat e grevës

Athinë, 6 shkurt - Qeveria greke ka shpallur mobilizim të përgjithshëm, prej orës gjashtë të mëngjesit të së mërkurës, për të gjithë marinarët, të cilët ndodhen në greva të vazhdueshme 24 orëshe, prej të enjtes së kaluar, dhe kishin vendosur që ta vazhdonin atë edhe për 48 orë të tjera.

Vetëm disa ditë më parë, Athina zyrtare kishte shpallur mobilizim të përgjithshëm edhe për nëpunësit e Mjeteve të Shërbimit Publik, pas një greve të përgjithshme në këtë sektor.

Ndërkohë, gati për të mbyllur rrugët nacionale dhe autostradat janë edhe fermerët grekë, të cilët prej më se tre ditësh kanë nxjerrë traktorët e tyre në segmente kyçe, duke filluar të bllokojnë gradualisht qarkullimin, duke paralajmëruar qeverinë se në rast se nuk plotëson kërkesat e tyre ekonomike, vendi do të paralizohet.

Prej dy ditësh, në greva të vazhdueshme 24 orëshe ndodhen edhe të gjitha mediat shtetërore të vendit, me sindikatat e gazetarëve që kërkojnë nënshkrimin e kontratës së përgjithshme të punës, duke kundërshtuar masat e ashpra të qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)