Greqia, paralizohet nga greva
Athinë, 29 qershor - Një tjetër grevë e paralajmëruar ka nisur sot në Greqi kundër masave anti-krizë të qeverisë Papandreu.
Për pasojë, që në orët e para të mëngjesit janë regjistruar probleme me transportin, si dhe janë mbyllur spitalet, shkollat, bankat dhe të gjitha zyrat e sektorit publik.
Edhe organet mediatike i janë bashkuar grevës, e cila është e pesta që zhvillohet në vend.
Ndërsa kontrollorët e fluturimeve, edhe pse ndajnë të njëjtin mendim për protestën, nuk i janë bashkuar asaj për të mos dëmtuar më tej turizmin grek që ndodhet në krizë.