Greqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare
New York, 2 tetor - Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ju tha në New York Isa Mustafës e Hashim Thaçit se Greqia do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.
Kotzias ftoi homologun e tij Hashim Thaçit për të vizituar Athinën dhe shprehu mbështetjen e Greqisë në përpjekjet e Kosovës për tu bashkuar me organizatat ndërkombëtare, në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe në të mirën e stabilitetit në rajon, duke theksuar se qëllimi i përbashkët është integrimi i të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.
Gazeta serbe Blic shkruan se pretendohet se ata kishin rënë dakord që të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe për të krijuar grupe pune për të harmonizuar legjislacionin e Kosovës me atë të BE-së, transmeton Lajmi.net.
Sipas kësaj të përditshme beogradase, njoftimi i cili u publikua edhe në
faqen e internetit të Ministrisë greke të Punëve të Jashtme konfirmon se Athina po e përgatit terrenin për njohjen formale të Kosovës.
Analisti politik serb Dragomir Andjelkovic, ka thënë për Blic se Cipras është një politikan me qëndrim labil i cili shikon vetëm interesat e tij.
Ai thotë se Cipras nuk kishte mbajtur as premtimet parazgjedhore dhënë popullit të tij e njejtë do të bëjë edhe me Kosovën. Sipas tij, në momentin që kryeministrit grek i ofrohet ndonjë ndihmë financiare në kompromis me njohjen e Kosovës, ai do ta bëjë.