Greqia ka kërkuar analizimin e mundësisë për daljen nga eurozona
Athinë, 17 korrik - Kryeministri i Greqisë dhe lider i së majtës radikale në pushtet SIRIZA Aleksis Cipras pranoi, se i ka urdhëruar ministrit financiar Janis Varufakis të hartojë planin B dhe më në veçanti të analizojë pasojat nga dalja e vendit nga eurozona. Këtë e njoftuan mediat greke.
Në një intervistë për një televizion vendor zoti Cipras shpjegoi, se kërkoi këtë informacion, që të bëjë gjithçka të mundshme, që Greqia të mos dalë nga eurozona.