13 Janar 2025

Greqia harton një plan krize për migracionin e parregullt

Athinë, 16 prill - Qeveria greke hartoi një plan të re krize këtë javë, për t'u përballur me çështjen e migracionit të parregullt dhe të refugjatëve, si një "çështje europiane e jo greke". Masa merret në kushtet e rritjes së numrit të imigrantëve të parregullt në javët e fundit.

Me ardhjen e pranverës Roja Bregdetare Greke është përfshirë pothuajse çdo ditë në operacione shpëtimi në detin Egje të migrantëve të paligjshëm dhe të refugjatëve që largohen nga rajonet e luftës, si Siria.

Rreth 13 400 imigrantë pa dokumente kanë hyrë në Greqi në mënyrë të paligjshme që nga fillimi i 2015-s, sipas të dhënave të Rojës Bregdetare, duke u trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Zyrtarët grekë mendojnë se shkaku i kësaj rritjeje të ndjeshme të imigracionit të paligjshëm në Greqi dhe në vendet e tjera të Europës Jugore janë konfliktet në Lindjen e Mesme.

Nëse hyrja e emigrantëve të paligjshëm në Greqi vazhdon me këto ritme, atëherë numri i tyre pritet të arrijë në rreth 100 000 sivjet, bëri të ditur ministrja greke e Migracionit Tasia Christodoulopoulou.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)