Greqia është përfshirë nga një grevë
Duke kundërshtuar politikat që po çojnë vendin në recension të pandërprere dhe drejt shitjes së pasurisë shtetërore, dy sindikatat me të mëdha të vendit kërkojnë të mos aprovohet në parlament ligji i ri fiskal për nëpunësit dhe pensionistët, të mos zbatohen reformat për shkurtimin e vendeve të punës në sektorin administrativ, të luftohet puna në të zezë dhe të mbrohen të drejtat e të punësuarve.
Sistemi i ri fiskal konsiderohet prej analistëve ekonomikë tepër i padrejtë për qytetarët dhe pensionistët të cilët përveç reduktimeve në të ardhura, pritët të varfërohen akoma edhe më shumë nga rritja pa precedent e taksave te reja.
Ne grevën e sotme marrin pjesë edhe nëpunësit e bashkive dhe prefekturave, organet e tatim taksave, spitalet punojnë me personel sigurie, ndryshime ka edhe në oraret e mjeteve të shërbimit urban që ka shkaktuar trafik te renduar në rrugët e kryeqytetit, janë njoftuar edhe anulime të fluturimeve në aeroportet kryesore të vendit.