Greqia e mendon edhe njohjen e Kosovës
Athinë, 12 gusht - Përplasjet e kohës së fundit mes Athinës dhe Beogradit mund të rezultojnë me lëvizjen e Greqisë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Raportet nga e përditshmja prestigjioze greke Kathimerini, e cila citon qarqe të politikës së jashtme në Athinë, përmendin pakënaqësinë greke me lëvizjet ndërkombëtare të Beogradit në lidhje me Kosovën dhe kontestin e emrit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) , shkruan sot.
Ioannis Armakolas, kreu i Programit për Evropën Juglindore pranë Fondacionit Helen për Politikë Evropiane dhe të Jashtme (ELIAMEP), i tha Kohës Ditore se ai nuk ka njohuri për lëvizjet e fundit të Beogradit në lidhje me problemin maqedonas, por shpjegoi se njohja nga Beogradi e FYROM-it nën emrin e vet kushtetues, një lëvizje kjo që iu përplas për fytyre Greqisë, e cila përkrahi vazhdimisht Serbinë gjithë këto vite, është një rrëfim i vjetër që nuk është ngritur sa duhet në të kaluarën nga Athina.
/Koha Ditore/