Greqia e BE sot rifillojnë bisedimet
Bruksel, 29 gusht - Raundi i ri i bisedimeve midis qeverisë greke dhe kreditorëve ndërkombëtarë do të rifillojë sot në Bruksel, me mbledhjen e parë të Grupit të Punës së Eurozonës, pas pushimeve verore.
Sipas një deklarate të publikuar të dielën nga Ministria greke e Financave, ministri i financave Euclid Tsakalotos dhe ai i Ekonomisë Yorgos Stathakis do të takohen me komisionerin e BE-së për çështjet ekonomiko-financiare Pierre Moscovici, për të përgatitur mbledhjen Eurogrupit, që do të mbahet më 9 shtator.
Takimi i tyre synon progres në axhendën e mbledhjes, si prioritetet për shpërndarjen e 2.8 milardë eurove fonde dhe përfundimin e rishikimit të dytë të këstit të tretë të borxhit grek, që nga viti 2010.