Greqi, grevë 48 orëshe kundër masave te reja të kursimit
Athinë, 6 nëntor - Greqia është duke u përballur me një grevë 48 orëshe lidhur me masat e reja të kursimit.
Sistemi i transportit, përfshirë autobusët dhe trenat, pritet të mos funksionojnë sot, ndërsa edhe shumë fluturime është njoftuar se do të anulohen.
Zyrat qeveritare, bankat dhe shkollat do të mbyllen, ndërsa në spitale do të shërbejnë vetëm ekipet e emergjencave.
Greva vjen pas vendimit të qeverisë së vendit për ti kërkuar parlamentit miratimin e një paktete të re të masave e kursimit, në vlerë prej 13.5 miliard eurosh.
Kjo paketë parashikon shkurtime të shpenzimeve, rritje të taksave, si dhe u lehtëson kompanive pushimin e punëtorëve nga puna.
Parlamenti pritet të votojë nesër për këtë paketë.