Greqi: 61% votuan Jo në referendum, Samaras jep dorëheqjen
Athinë, 6 korrik - Kreu i partisë së djathtë Demokracia e Re, Antonis Samaras, ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme dhe shkak duket se ka qenë rezultatit i referendumit.
Sipas mediave greke, lideri i i opozitës Samaras, ka dhëne dorëheqjen nga posti që mbante si kryetar i partisë Demokracia e Re krejt pa pritur.
Samaras ishte kryeministër deri në janar të këtij viti kur zgjedhjet i fitoi Syriza, drejtoi fushatën e Po-së në referendum dhe në daljen e rezultateve të para ka pasur kërkesa për dorëheqjen e tij.
Përkohësisht deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, në këtë post do të qëndrojë Vangelis Meimarakis.
Ndërkaq në kampin e pozitës ka nisur festa pasi qytetarët grekë dëgjuan thirrjen e saj për të mos pranuar programin e ri të kreditorëve ndërkombëtarë.
Pasi u llogaritën 100% të votave, trezultatet tregojnë se 61% votuan Jo, ndërsa Për ishin 39%.
Ky referendum, i pari në këtë vend në më tepër se katër dekadat e fundit, u organizua derisa në Greqi ka kufizime të ashpra në financiare, të imponuara javën e kaluar, për shkak se Athina nuk ishte në gjendje ta paguaj shumën prej 1.7 miliardë euro që ia kishte borxh Fondit Monetar Ndërkombëtar.