Grekët protestojnë kundër masave shtrënguese
Athinë, 5 shtator - Brenda dy ditësh rrugët e Athinës janë mbushur përsëri me mijëra grekë që kanë protestuar kundër masave të mëtejshme shtrënguese që kërkon të marrë qeveria Samaras, e cila do të paraqesë ditën e hënë në parlament për miratim, projektbuxhetin për vitin 2015.
Ashtu si mijera pensioniste diten e ejnte, edhe ne kete fund jave protestues nga sindikata te ndryshme te vendit I kane bere thirrje qeverisë të shfuqizoje ligjet e reja te marredhenieve te punesimit, te riktheje pagen minimale ne nivelin para krizes, te nenshkruaje me sindikatat kontraten kolektive te punes dhe te ndryshoje politikat ekonomike pasi reformat e kursimit e kane gjunjezuar gjithe shoqerine.
Projektbuxheti i ri qe ka pergatitur ministria greke e Financave eshte formuluar ditet e fundit nen mbikqyrjen e eksperteve te troikes qe ndodhen ne Athine prej disa ditesh per te shqyrtuar ecurine e ekonomise greke dhe per te dhene driten jeshile per levrimin e kestit te ndihmes nga paketa e shpetimit prej 240 mld euro qe Greqia ka marre prej vitit 2011.