11 Janar 2025

Grekët frikohen nga coptimi i trojeve të tyre

Athinë, 30 nëntor - Shqetësues për popullin dhe territorin grekë, lajmi i kohëve të fundit që qarkullon në mediat elektronike të këtij vendi dhe në qarqet e “mbyllura” dhe “delikate”!

Sipas të dhënave të para dhe nga burimet informative të cilave u referohet ky artikull, grekët akuzojnë Rendin e Ri Botërorë se synon të copëtoj territorialisht truallin e këtij vendi!

Me pak fjalë, ky artikull bënë fjalë për copëtimin e vendit duke u “kthyer” truallin dhe pjesë territoriale shteteve fqinje të cilat, kanë pretendime territoriale ndaj këtij vendi. Një ndër këto vende është dhe Shqipëria, ku siç dhe e shikoni në fotografinë e krijuar nga vetë grekët, pra nga ata të cilët i “kanë” këto informacione dhe u referohen disa burimeve të sigurta, vijon si më poshtë:

- Veriu i Greqisë i kthehet Shqipërisë, ishulli i Korfuzit do të shpallë autonominë dhe do të jetë i pavarur, ashtu siç dhe ishulli i Kretës.

- Turqia do të marrë disa ishuj grekë në Egje.

- Bullgaria e Madhe do të marrë pjesën verilindore të Greqisë.

Por, gjithashtu kemi dhe krijimin e shtetit të Maqedonisë të quajtur: Maqedonia e Egjeut! Një shtet, kufijtë e të cilit rriten edhe më shumë duke i kaluar në pronësi një pjesë e konsiderueshme territoriale e Greqisë dhe me një zgjerim territorial nga ana lindore e këtij vendi!

Grekët akuzojnë për këtë situatë të vështirë të cilën e shikojnë në të ardhmen e afërt, ish-kryeministrin George Papandreu dhe Rendin e Ri Botërorë.

Madje rolin kryesor në këtë copëtim të Greqisë, e kanë luajtur mediat vizive, shtypi dhe një pjesë emirë nga ata elektronike.

Sipas grekëve: “Rendi i Ri Botërorë, i cili me anë të “punonjësve” të tyre siç ish-kryeministri grekë George Papandreu dhe një duzinë e madhe gazetarësh të cilët i kanë bërë shpëlarje turi popullit grekë, kanë mundur ta paraqesin popullin grekë si popullin më dembel në gjithë botën. Ishte pikërisht e programuar që në vend të kishte hyper-konsum me qëllim që qytetarët dhe shteti të mos ia dilte mbanë ekonomikisht dhe si pasoj në një moment të caktuar të varje direkt nga huadhënësit e tij, të cilët kanë çdo të drejtë ligjore dhe mbi së gjithash kanë në duart e tyre sovranitetin e vendit, që mund ta “përdorin” atë sipas dëshirës dhe interesave!”.

Madje, në një pikë ata pohojnë se: “Faza tjetër e këtij programi është copëtimi i vendit –për grekët kjo fazë konsiderohet më e thjeshtë. Kjo pasi ne –popullin grekë- nuk do të na dojë askush, do të jemi të shkëputur nga tregjet ndërkombëtare dhe nga Lobet e Rendit të Ri Botërorë. Do të vij në vijim dhe copëtimi i Greqisë. Kjo sipas interesave dhe midesë së fuqive të mëdha”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)