Gratë nga Beogradi e Prishtina mbajnë takimin e 4 me radhë
Budvë, 18 dhjetor - Katërmbëdhjetë gra të shquara që përfaqësojnëparlamentet, akademinë, shoqërinë civile dhe mediat në Beograd dhe nëPrishtinë u mblodhën për herë të parë në Beograd më 15 e 16 dhjetor2014, si pjesë e procesit të njohur si \"Procesi i Budvës\" që ka përqëllim angazhimin e këtyre grave në dialog të drejtpërdrejtë.
Pjesëmarrësetdiskutuan për rolin e gruas në politikë dhe çështjen e fuqizimitekonomik. Ato gjithashtu nxorën një numër rekomandimesh që do tëpërfshihen në një plan veprimi për aktivitete të përbashkëta.
Ky ishte takimi i katërt me radhë i lehtësuar nga Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë që nga viti 2012.
MeProcesin e Budvës ne duam ta tregojmë rëndësinë e dialogut dhebashkëpunimit, tha Suzana Novobrdali, ish deputete e Kuvendit tëKosovës. Secili mund të kontribuojë në këtë proces, por pa femra njëproces i tillë nuk do të jetë i plotë.
Marija Obradovic,përfaqësuese e rrjetit parlamentar të grave në Parlamentin Serb, tha:Me anë të dialogut të ndërsjellë dhe bashkëpunimit duam të tregojmë pseështë e rëndësishme që gratë ti bashkojnë forcat, se si kjo mund të nandryshojë për të mirë neve dhe botën ku jetojmë.