13 Janar 2025

Grabar-Kitaroviq: Serbia duhet ta njoh Kosovën

Zagreb, 16 janar - Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka thënë se Serbia është dashur ta kishte njohur Kosovën deri tash dhe se njohja duhet të bëhet.

“Është thjesht realitet sot që Kosova është e pavarur. Mendoj që të gjithë në Serbi janë të vetëdijshëm që Kosova nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e Serbisë”, deklaroi presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviq, duke u përgjigjur në një pyetje se a duhet Serbia ta njohë Kosovën.

Ajo ka folur për këtë në një intervistë për Televizionin BHT1, që do të emetohet nesër, kurse gjatë kësaj bisede ajo është ndalur edhe në çështje që kanë të bëjnë me Bosnjën dhe Serbinë.

Grabar-Kitaroviq ka thënë se kurrë nuk është angazhuar për krijimin e entitetit të tretë në BH, përkatësisht entitetit të posaçëm kroat brenda Bosnjës e Hercegovinës, si dhe është shprehur se me dëshirë do ta pres presidentin serb Nikoliq në Zagreb, kur të bëhet inaugurimi i saj si Presidente.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)