Gordon: Për veriun e Kosovës duhet të bisedohet
Washington, 3 mars - Ndihmës-sekretari i Shtetit, Philip Gordon, ka theksuar se SHBA-ja është shumë e kënaqur që BE-ja ia ka dhënë statusin e kandidatit Serbisë.
Por ai ka theksuar se kanë mbetur edhe shumë punë pa u kryer, sidomos në lidhje me dialogun ndërmejt Kosovës dhe Serbisë.
Ende ka dallime të mëdha rreth veriut të Kosovës, dhe ne i inkurajojmë palët që të bisedojnë rreth kësaj, ka thënë Gordon.
Në një intervistë për televizionin Al Jazeera Balkans, ai ka përsëritur se SHBA-ja e mbështet pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës si dhe integrimin e shtetit të ri në BE.