Goranët: Nuk jemi shqiptarë
Vojvodinë, 22 tetor - Komuniteti i ashtuquajtur goran, reagoi për sulmet e huliganëve serbë ndaj pronave të tyre në Serbi.
Pronarët e lokaleve që u bënë viktima të sulmeve nga huliganët serbë, bën thirrje publike se ata nuk janë shqiptarë, por pjesë e komunitet goran.
Mediet lokale raportojnë se deklaratat e të dëmtuarve, erdhën si një mesazh për tu mbrojtur nga sulmet.
Ëmbëltorja \"Telep\" ishte objekti i pestë që u gjuajt me gurë dhe u dëmtua nga huliganët në qytetin e Novi Sadit.
\"Ne në Novi Sad jetojmë mbi 60 vite dhe asnjëherë diçka e tillë nuk na ka ndodhur. Nuk e di a është kjo e lidhur me ato të tjerat, pasi ne jemi goranë, e jo shqiptarë\", thë pronari Arslan Rashiti, i cili u bë pjesë e sulmeve.
Komuniteti goran është një etnitet me përkatësi fetare myslimane.