08 Janar 2025

GND sot mban takimin për Kosovën

Vjenë, 24 janar - Sot në Vjenë do të mblidhet Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën për të vlerësuar shkallën e përmbushjes së Pakos së Ahtisaarit, dokument mbi të cilin është shpallur pavarësia e Kosovës, e koordinuar dhe mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtar përmes Zyrës Civile Ndërkombëtare.

Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka udhëtuar dje për në Vjenë të Austrisë.

Në takim do të diskutohet për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për mbarëvajtjen e zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për pavarësinë e Kosovës dhe për hapat e mëtejmë për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën.

Pas takimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues, kryeministri Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith do të mbajnë konferencë për media.

Autoritetet qeveritare presin që në këtë takim të nxirret si konkluzion përmbyllja e mbikëqyrjes deri në fund të vitit.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën përbëhet nga 25 përfaqësues të shteteve që kanë njohur Kosovën, ndërsa detyrë e tij është të monitorojë zbatimin e Planit të Marti Ahtisarit – mbi bazën e të cilit, në shkurt të 2008-ës, është shpallur pavarësia e shtetit kosovar

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)