12 Janar 2025

Gjysmë milion refugjatë nga Libia pritet të nisen drejt Evropës

Tripoli, 8 qershor - Një zyrtar britanik thotë se deri në 500 mijë vetë pritet të nisen nga Libia përmes ujërave të rrezikshme të Mesdheut këtë verë në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.

Kapiteni Nick Cooke-Priest tha në komentet që bëri në anijen luftarake britanike HMS Bulwark, se ka sinjale se gjysmë milionë refugjatë presin në brigjet e Libisë për udhëtimin përmes Mesdheut.

Sot, Ministria britanike e Mbrojtjes tha se anija Bulwark ishte dërguar për të shpëtuar deri në 500 refugjatë pasi një helikopter diktoi katër anije me emigrantë në rrethana të rrezikshme.

Po sot një anije e rojes bregdetare italiane zbarkoi në Lampeduzë me 316 refugjatë të shpëtuar në tre operacione të ndryshme në brigjet e Italisë. Dje anije italiane, britanike dhe irlandeze shpëtuan afro 3500 refugjatë në ujërat pranë Libisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)