09 Janar 2025

Gjykata shkarkon Presidenten e Koresë së Jugut

Seul, 10 mars - Gjyqtarët e Koresë së Jugut kanë provuar fajësinë e  Presidentes Park Geun-hye, duke e shkarkuar atë nga detyra.

Ajo u fajësuan nga parlamenti në dhjetor, në lidhje me përfshirjen e saj në një skandal korrupsioni, që përfshinte edhe mikun e afërt të saj Choi Soon-sil.

Shkarkimin e zonjës Park nga detyra do të thotë se Koreja e Jugut tani duhet të zgjedhë një president të ri deri në fillim të majit.

Gjithashtu ajo humbi edhe imunitetin e saj prej presidenti dhe tashmë mund të ndiqet penalisht.

Ajo dhe miku i saj, Choi kanë mohuar akuzat, por nuk ia arritën të bindin gjykatën për pafajësinë e tyre.

Znj. Park ishte pezulluar nga detyra si presidente që nga dhjetori dhe kryeministri i vendit kishte marrë përsipër, përkohësisht, përgjegjësitë e saj.
 
Ky shkarkim përbën edhe rastin e parë në Korenë e Jugut, ku një udhëheqës i parë, i zgjedhur në mënyrë demokratike, shkarkohet nga detyra. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)