Gjykata Kushtetuese në Spanjë pezullon referendumin e Katalonjës
Gjykata Kushtetuese spanjolle pezulloi të hënën referendumin për pavarësinë e Katalonjës, dekretuar për tu zhvilluar më 9 nëntor nga Presidenti i rajonit, Artur Mas, duke pranuar kështu padinë e depozituar nga qeveria qendrore kundër këtij votimi.
Para vendimit në fjalë, qeveria nacionaliste katalonase ishte e vendosur për organizimin me çdo kosto të këtij referendumi, destinuar, sipas tij, për të kërkuar mendimin e katalonasve për pavarësinë, duke anashkaluar gjithashtu kundërshtimin e Madridit për referendumin.
Duke pranuar padinë e qeverisë, Gjykata Kushtetuese pezulloi automatikisht referendumin pas një mbledhjeje urgjente.
Qeveria spanjolle depozitoi të hënën një padi në Gjykatën Kushtetuese kundër projektit të Artur Mas në lidhje me referendumin mbi pavarësinë e Katalonjës, duke e akuzuar se po cenon sovranitetin e shtetit të Spanjës.