13 Janar 2025

Gjuriq: Largimi i Jabllanoviqit është vendim i gabuar

Beograd, 4 shkurt - Qeveria e Serbisë ka reaguar pas shkarkimit të ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, nga Qeveria e Kosovës.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se vendimi për ta larguar ministrin e Listës Serbe është thellësisht i gabuar.

“Nuk do të pranojmë poshtërimin e përfaqësuesve serbë në ‘institucionet krahinore’”, ka thënë Gjuriq përmes një deklarate dërguar mediave.

Sipas tij, vendimi për hapat e mëtejmë do të merret pas takimit të përfaqësuesve serbë të Kosovës me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të enjten në Beograd.

Të martën, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka konfirmuar se Jabllanoviq nuk është më pjesë e kabinetit qeverisës.

Largimi i Jabllanoviqit nga qeveria ka pasuar protestat dhe trysninë e fuqishme të opozitës për shkak të një deklarate që Jabllanoviq kishte bërë më 6 janar.

Ai i kishte cilësuar si \"egërsira\" protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)