Gjuriq: Kosova dështoi të futet në Trepçë
Beograd, 23 jaanr - Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Serbia ka bërë hapat e duhur për të ndaluar futjen e shqiptarëve në Trepçë.
Ai ka theksuar se Prishtina është përpjekur të krijojë situatën shah-mat, por nuk ia ka dalë.
Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi janë përpjekur që të na e krijojnë situatën e shah-matit, së pari që paneli i posaçëm i Gjykatës Supreme të Kosovës të marrë vendimin me të cilin Trepça likuidohet nëse nuk bëhen ndryshime në Ligjin për ndërmarrjet publike e pastaj të bëjnë ndryshime ligji, po ashtu që ta shpallin 100 për qind pronë të të ashtuquajturit shtet të Kosovës, ka deukaruar Gjuriq, raporton gazeta serbe Novosti.
Sipas tij, shqiptarët u frikohen bisedimeve për pasuri dhe atyre sistematikisht po u ikin.
\"Kyeministri Vuçiq dhe zëvendësi i tij Daçiq qe dy vjet e gjysmë insistojnë për to\" ka thënë ai.
Gjuriq ka theksuar seudhëheqësve të Kosovës u ka mbetur , siç ka thënë ai, vetëm retorika e nxehtë dhe se ata çdo ditë përpiqen të shpikin diçka, si rastin e Trepçës tash, e kur nuk ia dalin, e hedhin topin në oborrin tonë.