10 Janar 2025

Gjukanoviq: Serbia ta pranojë humbjen e Kosovës

Podgoricë, 16 shtator - Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar sot se askush në Mal të Zi nuk ka dëshiruar ta dëmtoj Serbinë me pranimin e pavarësisë së Kosovës, dhe se autoritetet në Serbi duhet ta kuptojnë se Kosova ishte betejë e humbur më herët.

“Askush në Mal të Zi, duke filluar prej vendimmarrësve, e deri te secili qytetar, nuk ka pasur qëllim të keq, që me njohjen e Kosovës ta dëmtoj Serbinë. Nuk i bëhet dëm atij që e përjetoni si shumë të afërt me ju. Pra nuk është fjala për këtë, por ishte perceptim i yni i asaj që është dashur të bëhet në rregullimin e gjendjes në rajon dhe krijimin e parakushteve për vendosjen e stabilitetit më të madh dhe ripërtëritjen e besimit”, tha Gjukanoviq për televizionin B92.

Ai theksoi se disa herë i kishte thënë presidentit të atëhershëm të Serbisë, Boris Tadiq dhe kryeministrit të tashëm, Aleksandar Vuçiq, se bindja e tij është se Serbia e tashme është në pozitë që ta pranoj faturën për betejën e humbur për çështjen e Kosovës, raporton agjencia Beta.

“Kjo betejë për fat të keq është humbur nga gjeneratat e mëparshme të njerëzve, të cilët kanë marrë vendime politiko-shtetërore në Serbi dhe për këtë arsye sugjerimi im për Tadiqin dhe Vuçiqin ishte se për shkak të betejes së hershme të humbur të mos i bllokojnë ato që janë gjasë reale zhvillimore të Serbisë së sotme dhe asaj të ardhshme”, tha Gjukanoviq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)