12 Janar 2025

GJNK kërkon arrestimin e presidentit sudanez

Johanesburg, 15 qershor - Një gjykatës jugafrikan i urdhëroi autoritetet të mos e lejojnë presidentin sudanez Omar al-Bashir të largohet nga vendi, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve i kërkoi Afrikës së Jugut arrestimin e presidentit të Sudanit, i cili ndodhet në  Johanesburg për një takim të Bashkimit Afrikan.

Ministria e Jashtme  e Sudanit tha se zoti Bashir do të ktheet në vendin e tij, pas sesionit kryesor të samitit.

Megjithë thirrjet për arrestimin e tij, zoti al-Bashir mori sot pjesë në një foto në grup me udhëheqës të tjerë afrikanë në Johanesburg.

Gjykata thotë se për zotin Bashir ka dy urdhër arreste, nën akuzat për krime lufte dhe genocid, që lidhen me dërgimin e ushtrisë dhe mbështetjen për forcat milicore arabe në shtypjen e kryengritjes së armatosur gjatë konfliktit të Darfurit në vitin 2003.

Kombet e Bashkuara thonë se luftimet në këtë rajon të varfër kanë shkaktuar 300 mijë të vrarë dhe mbi 2 milionë refugjatë. Shumica e viktimave ishin civilë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)