Gjermania vendi më i mirë në botë
Berlin, 14 nëntor - Nga një sondazh që është bërë prej Anholt-GfK Roper Nation Brands, Gjermania del të jetë vendi më i mirë në botë, duke lënë mbrapa kështu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë studim janë krahasuar gjithsej 23 sektor të ndarë në gjashtë kategori që ndikojnë në imazhin kombëtar: Eksportet, qeverisja, kultura, njerëzit, turizmi dhe investimet në emigracion.
Në të gjitha këto, Gjermania del të jetë për herë ta parë në gjashtë vjet, si vendi me prurjet më të mira në botë.
Sondazhi i Anholt-GfK Roper Nation Brands, filloi në korrik të këtij viti, menjëherë pasi Gjermania kishte fituar Kupën e Botës.
Gjermania zuri vendin e parë edhe në vitin 2008, kur imazhi ndërkombëtar i SHBA-ve ishte i dobët gjatë qeverisjes së George W. Bush. Perceptimi global për kombëtaren gjermane, mori pikët maksimale, më shumë se çdo kategori tjetër e përfshirë në sondazh.
Gjermania duket sa ka fituar vendin e parë jo vetëm falë paraqitjes në kampionatin botëror të futbollit por edhe për shkak të konsolidimit të lidershipit të saj në Evropë, nëpërmjet një ekonomie të fuqishme dhe administrimit të qëndrueshëm politik.
Ndërsa Rusia, edhe pse fuqi botërore është renditur e 25-ta, dhe kjo për shkak të ndikimit në paqen dhe sigurinë botërore.
Renditja sipas studimit për dhjetë vendet më të mira:
1. Gjermani
2. SHBA
3. Mbretëria e Bashkuar
4. Francë
5. Kanada
6. Japoni
7. Itali
8. Zvicër
9. Australi
10. Suedi