Gjermania, pro zgjerimit të BE-së
Pranimi i vendeve të Ballkanit perëndimor në radhët e bllokut do të sillte, sipas tij, avantazhe për të dyja palët. Brukseli e ka bërë të qartë se nuk do të ketë më asnjë pranim në 5 vitet e ardhshme, çka po ngjall frikën e një të ashtëquajture kandidaturë të përhershme. Megjithatë, Roth i inkurajon vendet aspirante të mos tërhiqen nga reformat.
Nuk ka diskutim: rruga që kanë përpara tyre është pa dyshim e vështirë, por ia vlen. Ne nuk jemi vetëm një bashkësi ekonomike, por në radhë të parë një bashkësi vlerash. Duke pasur parasysh përvojat e vështira në bisedimet e pranimit në dekadat e mëparshme në proceset e afrimit me BE-në, ne fokusohemi fort në çështjet e shtetit ligjor, demokracisë, bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, në pavarësinë e mediave, por edhe në zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale.\"
\"Kështu duhet bërë. Në fillim, duhen zgjidhur çështjet më të vështira. Rruga që në fillim pastrohet nga gurët e mëdhenj e të rëndë. Kështu ndodh edhe në këtë rast e atëherë ecja drejt BE-së dhe vetë anëtarësimi do të bëhet më i lehtë, deklaroi Roth.
Ai thekson edhe rëndësinë kyçe, sipas tij, të rolit të shoqërisë civile. Nëse pranimi kuptohet vetëm si proces teknik, që ekspertët nga Brukseli takohen me ekspertët e kryeqytetit përkatës dhe negociojnë pas dyerve të mbyllura për detajet e pranimit, nuk ka si të jetë mirë.
\"Ne duhet të kemi kujdes që ta përfshijmë që në fillim shoqërinë civile; që gjatë procesit të pranimit na duhet përmirësimi i jetës ekonomike dhe sociale, sidomos i të rinjve\", shprehet zyrtari gjerman.