Gjermania nuk lejon strehim për azilkërkues nga Ballkani
Berlin, 27 nëntor - Autoritetet gjermane kanë vendosur që të mos ketë strehim për azilkërkues nga Maqedonia, por edhe vendet e tjera të Ballkanit.
Ky vendim është miratuar në disa lande gjermane, ku institucionet për azilkërkues dhe strehim duhet që të mos sigurojnë strehim për azilkërkues që vijnë nga Maqedonia, Serbia, Bosnjë Hercegovina dhe Shqipëria.
Por, megjithatë një vendimi përkohshëm i lejon ata që të rrijnë përkohësisht në qendrat e mëdha për pranimin e refugjatëve, të cilat janë në kushte jo të mira.
Arsyetimi i autoriteteve gjermane është se azilkërkuesit nga Ballkani po zënë hapësirat e nevojshme për azilkërkuesit nga vendet afrikane dhe aziatike si Siria, Afganistani dhe vende të tjera të krizës.
Këshilli i Rajnland Pfalc ka vendosur urdhërin që të mos ketë asnjë azilkërkues ballkani në territorin e tyre.
Sipas statistikave të autoriteteve gjermane, nga Maqedonia në Gjermani kanë kërkuar azil rreth 950 veta, edhe kjo ka të bëjë me shifrat për muajin tetor.