Gjermania kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Berlin, 24 nëntor - Ministri i jashtëm gjerman kundërshtoi anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe theksoi nevojën e ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Rusinë.
Frank-Walter Steinmeier deklaroi se Kievi anëtarësimin në NATO e ka caktuar si një objektiv kryesor, por Moska i ka kërkuar perëndimit të angazhohet që Ukraina të mos anatërsohet në NATO.
Steinmeier i këkroi qeverisë së Ukrainës të fokusohet në reformat primare të vendit, ndëkrohë që Uashingtoni nuk ka komentuar kërkesat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.