15 Janar 2025

Gjermania: Kosova do të jetë në OKB

Berlin, 13 gusht - Gjermania nuk lëshon pe, Kosova do të jetë në OKBAnalisti serb Dusan Janjic para një viti ka thënë se duhet të gjendet zgjidhja që Kosova të jetë pjesë e OKB-së, e tash ai thotë se Serbia duhet të gjejë zgjidhje për çështjet që i kërkon Gjermania. Ndryshe, do të bllokohet integrimi i Serbisë në BE.

“Në dokumentin me 15 pika shihet se vijnë tjerat, meqë nga Marrëveshja e pranuar e prillit kanë mbetur çështje për të dy palët, si Kosova në OKB, serbët si bashkësi nacionale, bashkëpunimi ndërkufitar dhe të tjera.\"

\"Ato duhet të zgjidhen me marrëveshje të re për të kaluar në përmbajtjen e Kapitullit 35”, thotë Janjic, duke shtuar se Gjermania nuk do dhe nuk ka asnjë arsye që të heq dorë nga kjo, raporton Vesti.

Ai thotë se mbase Prishtina nuk do të ketë ulëse në OKB për shkak të vetos së Kinës dhe Rusisë. Përderisa Moska thotë se mund të bëjë tregti, Pekini këtë nuk do ta bëjë, kështu që Kosova do ta ketë statutin vëzhgues si Palestina.

Sipas tij, Serbia nuk do të obligohet ta njoh Kosovën, por nuk duhet të bllokojë kërkesën gjermane për bashkëpunimin e Kosovës në organizatat qeveritare dhe joqeveritare ndërkombëtare, përfshirë OKB-në.

Analisti tjetër serb, Predrag Simic, thotë se pas marrëveshjes tjetër do të ketë kërkesa shtesë si njohja e Kosovës.

“As BE-ja e as Gjermania, siç e kemi parë, nuk kanë kërkesa për përcaktimin e Serbisë në çështjen e Ukrainës, por me rëndësi është që Beogradi të mbështes konsolidimin e Kosovës dhe që Kosova të arrijë në OKB”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)