Gjermania kërkon Bruksel 2 për Kosovën
Berlin, 10 gusht - Konferenca e ardhshme ndërqeveritare Beograd- Bruksel, e cila praktikisht do të hapte negociatat për anëtarësim të Serbinë në BE nuk do të mbahet para pranverës së ardhshme.
Parakushtet për mbajtjen e saj, për të cilat insiston Gjermania janë: Zbatimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Brukselit si dhe miratimi i Marrëveshjes tjetër kornizë ndërmjet Serbisë e Kosovës që tashme quhet Brukseli 2, shkruan gazeta e Beogradit Novosti.
Pritjet në BE e në radhë të parë ato të deputetëve të koalicionit në Gjermani janë që kjo marrëveshje së pari të definojë përmbajtjen e negociatave të kapitulli 35 ( që kanë të bëjnë edhe me Kosovën) i cili pastaj dhe do të mund t hapej për biseda.
E, sipas kërkesave të ditura, të cilat kohë më parë i kanë paraqitur deputetët e Bundestagut në Beograd, kapitujt tjerë nuk mund të hapen para se të mos piqet kapitull 35.
Tashmë është paraparë që çdo anëtar i BE-së mund të ndalojë negociata me Serbinë nëse nuk është e kënaqur në përparimin e dialogut me Prishtinën.
Serbia i druan kësaj, pasi parasheh se Kosova mund të ankohet gjithmonë në ngecje marrëdhëniesh e në moszbatim të marrëveshjeve;
Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie etnike gjithashtu thotë se bisedimet e Serbisë me Kosovën do të vazhdojnë dhe se ato do të përfundojnë me një marrëveshje të re kornizë.
\"Kjo marrëveshje do të hapë çështje të reja:Bashkëpunimin me Kosovën në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në me çrast nuk do të kërkohet njohja e anëtarësimit ë saj, por mos pengimi i pranisë së Kosovës, ka thënë Janjiq.