Gjermania ka regjistruar 577, 000 azilkërkues për nëntë muaj
Berlin, 8 tetor - Autoritetet gjermane kanë thënë se kanë regjistruar rreth 577, 000 azilkërkues në nëntë muajt e parë të këtij viti.
Një e treta e tyre thuhet se janë sirianë. Ministria e Brendshme, megjithatë, ka thënë se shifra mund të mos jetë e saktë, marrë parasysh se disa migrantë nuk kanë ndjekur aplikimet, ndërsa të tjerë mund të kenë dhënë informacione të gabuara.
Sido që të jetë, numri është më se dyfishi i 200, 000 azilkërkuesve në vitin 2014. Vetëm në muajin shtator, autoritetet gjermane kanë regjistruar 163, 772 azilkërkues, përfshirë 85, 455 nga Siria, 19,192 nga Iraku dhe 18, 387 nga Afganistani