Gjermania insiston në normalizimin e raporteve të Serbisë me Kosovën
Në qarqet diplomatike në Bruksel thonë se ekziston edhe një skenar, sipas së cilit, Gjermania do të dëshironte që së pari të hapet kapitulli 35, që ka të bëjë me normalizimin e raporteve të Serbisë me Kosovën.
Por, vendimi se cili kapitull duhet të hapet i pari merret me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare.
Sipas këtyre burimeve, shumica është kundër ngadalësimit të përparimit të Serbisë, për shkak të krizës politike në Kosovë dhe "mungesës së partnerit" për vazhdimin e dialogut. Por,. diplomatët presin zbatimin e denjë të Marrëveshjes së Brukselit.
Në një skenar tjetër thuhet se ndër të parët mund të hapet kapitulli 32 (kontrolli financiar), sepse këtu nuk ka kushtëzime.
Kryesia greke e BE-së ka kërkuar në qershor që Serbia të paraqesë planet e saj për bisedime në këtë sektor. Teorikisht ekziston edhe mundësia që ky kapitull të hapet deri në fund të vitit, gjë që shpreson edhe qeveria në Beograd.
Megjithatë në KE presin që kapitulli i parë i negociatave me Serbinë të hapet në pranverën e vitit të ardhshëm. /DW/