14 Janar 2025

Gjermania i vë kushte Serbisë për Kosovën

Beograd, 16 nëntor - Gjermania ende nuk i ka dhënë dritën jeshile Serbisë që të nisë të hapë kapitullin e parë për negociata me BE-në dhe kjo nuk ka gjasa të ndodhë përpara qershorit të vitit 2015-të.

Siç merr vesh gazeta „Novosti“, këtë e ka konfirmuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd Heinz Wilhelm i cili ka thënë se për Berlinin çelësi për hapjen e kapitujve për negociata është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit.

Edhe shefja serbe e negociatave me BE-ne, Tanja Mishçeviq tha se Gjermania është i vetmi vend që nuk ka thënë po për hapjen e kapitujve të parë, ndër të cilët për të, duhet të jetë edhe kapitulli 35 për Kosovën.

Vendimi përfundimtar gjerman mund të dihet pas mbarimit të vizitës të zëvendëskacelrait e ministrit gjerman të Ekonomisë Zigmar Gabriel në Beograd, shkruan koha.net.

Gjermania gjithashtu ka këmbëngulur që Serbia të dënojë të gjithë ata që dogjën ambasadat në Beograd

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)