11 Janar 2025

Gjermania i bashkohet fushatës kundër ISIS

Berlin, 4 dhjetor - Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë ka miratuar planet e qeverisë për t’iu bashkuar fushatës ushtarake kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri.

Nga 598 ligjvënësit që kanë marrë pjesë në votimin e sotëm, 445 kanë qenë për, 146 kundër dhe shtatë kanë abstenuar.

Misioni do të përfshijë dërgimin në rajon të gjashtë avionëve të zbulimit Tornado, një fregate detare dhe 1,200 ushtarëve.

Forcat gjermane, megjithatë, nuk do të angazhohen në luftime.

Gjermania nuk do t’iu bashkohet vendeve si Britania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të cilat kryejnë sulme ajrore në Siri.

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja (pa Rusinë) ka intensifikuar sulmet kundër caqeve të Shtetit Islamik pas sulmeve terroriste në Paris.

Militantët e këtij grupi terrorist kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e 13 nëntorit, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)