Gjermania i bashkohet Francës në luftë kundër ISIS
Berlin, 2 dhjetor - Qeveria gjermane miratoi planin për të luftuar Shtetin Islamik në Siri. Vendimi vjen pas thirrjes së presidentit francez Francois Holland pas sulmeve terroriste vdekjeprurëse në Paris muajin e kaluar.
Gjermania do të dërgojë avionë luftarakë, një fregatë të marinës dhe 1200 ushtarë në rajon.
Më herët qeveria gjermane dërgoi 600 trupa paqeruajtëse në Mali për të luftuar Shtetin Islamik.