Gjermania duhet ti thotë Serbisë ta njohë Kosovën
Berlin, 11 nëntor - Analisti politik gjerman Bodo Weber ka thënë se Gjermania duhet ta shohë më me realizëm çështjen e Kosovës.
Sipas tij, Berlini duhet ti thotë Serbisë që ta njohë shtetin e Kosovës dhe se dialogu Prishtinë - Beograd duhet të mbyllet pikërisht me njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës.
Duke komentuar për Kohën Ditore zhvillimet gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Beograd, Weber tha se deklarimi i Ramës rreth pavarësisë së Kosovës është thjesht një numërim i fakteve tashmë të njohura