Gjermania do të presë 300 mijë refugjatë deri në fund të 2016-s
Berlin, 29 gusht - Zyrtarët gjermanë kanë vlerësuar se deri në fund të këtij viti, vendi i tyre do të presë rreth 300 mijë refugjatë.
Sipas zyrës federale gjermane të emigracionit, ky numër është më pak se një e treta e numrit të përgjithshëm të regjistruar të atyre që kanë hyrë në Gjermani vitin e kaluar.
Autoritetet thonë se gjendja e shëndoshë ekonomike e vendit dhe përmirësimet në shërbimet ndaj refugjatëve gjatë vitit të kaluar, kanë bërë që Gjermania të jetë e aftë të mirëpresë refugjatë të tjerë, sidomos tani që numri i tyre ka rënë ndjeshëm.
Rreth 1.1 milion refugjatë kanë mbërritur në Gjermani vitin e kaluar, pavarësisht sfidave me të cilat janë përballur në Europën Jugore dhe Qendrore.
Shumë shtete europiane vitin e kaluar mbyllën kufijtë dhe bllokuan rrugët nga vendet e tyre drejt Gjermanisë, nga frika e terrorizmit dhe e problemeve ekonomike që mund të krijoheshin.