Gjermania dhe Italia do të furnizojnë me armë kurdët
Berlin, 21 gusht - Ministri i jashtëm Frank-Walter Steinmeier deklaroi të mërkurën në Berlin se Gjermania do t\'i ofrojë armë kurdëve, për të luftuar organizatën ekstremiste \"Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit\".
Ndërkohë mediet vendëse njoftojnë se kryeministri italian Matteo Renzi gjatë një vizite, të mërkurën në Irak bisedoi me liderin e Rajonit të Kurdistanit Massoud Barzani, të cilit i garantoi ndihmë në armatime dhe forca të armatosura, për të luftuar organizatat ekstremiste.
Sipas njoftimeve, kurdët e pjesës veriore të Irakut u kërkuan ditët e fundit vendeve perëndimore ti furnizojnë me armatime për të çuar më tej luftën kundër ekstremistëve.