13 Janar 2025

Gjermania dërgon policë në kufirin Hungari-Serbi

Berlin, 13 shkurt - Gjermania bëri të ditur se po i dërgon 20 zyrtarë policor në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë për të ndihmuar në frenimin e numrit të shtuar të azilkërkuesve që janë nisur në drejtim të Bashkimit Evropian dhe përfundimisht, në Gjermani, që është e njohur për sistemin e saj zemërgjerë të mirëqenies.

BE-ja ka parë një ngritje të ashpër të numrit të qytetarëve të Kosovës që trafikohen drejt Evropës, posaçërisht prej se janë relaksuar rregullat e udhëtimit që u lejojnë atyre për të arritur në kufirin e BE-së përmes Serbisë, shkruan ‘Koha Ditore’.

Rreth 10 mijë kosovarë kanë kërkuar azil në Hungari vetëm gjatë muajit janar të këtij viti, shumica ikja nga varfëria dhe papunësia.

/Koha Ditore’/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)