10 Janar 2025

Gjermani lëshon viza pune në vend të azilit

Berlin, 10 tetor - Numri i azilkërkuesve të rinj nga të ashtuquajturat shtete të Ballkanit Perëndimor është pakësuar dukshëm, njëkohësisht mijëra vetë kanë ardhur për punë në Gjermani.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në rrugë legale kanë ardhur 17.184 vetë nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, për të punuar këtu, bëri të ditur të hënën në Berlin, Thomas Liebig nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD) .

Rregullorja e veçantë për migrantët e punës nga shtetet e Ballkanit Perëndimor qe vendosur në tetor 2015. Ajo është e kufizuar deri në vitin 2020.

Rregullorja parashikon që edhe punonjës pa kualifikime të veçanta mund të aplikojnë që në atdheun e tyre për një vizë pune në Gjermani.

Për azilkërkuesit kjo vlente vetëm nëse ata e tërhiqnin kërkesën e azilit dhe largoheshin menjëherë nga Gjermania.

Disa shtetet të Ballkanit ishin në 2015 në listën e shteteve kryesore prej nga vinin azilkërkues në Gjermani. Në gusht të këtij viti në këto vende vazhdonte të bënte pjesë vetëm Shqipëria.

/dw/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)