Gjermani, 96.000 të huaj kanë marrë nënshtetësinë në 2009
Berlin, 30 qershor - Gjatë vitit 2009 rreth 96.000 të huaj kanë marrë pasaporta gjermane, që do të thotë 1.600 më shumë se në vitin 2008, por më pak se mesatarja e viteve të kaluara kur mesatarisht nënshtetësinë e këtij vendi kanë marrë 140.000 të huaj.
Zyra për statistika në Visbaden kumtoi se grupi më i madh i të huajve që ka marrë nënshtetësinë gjermane është me origjinë turke.
Më pas vijnë qytetarët nga ish - Jugosllavia, Iraku dhe Polonia.