Gjeorgjia në pritje të rezultateve finale të zgjedhjeve
Tbilisi, 3 tetor - Rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji pritet të publikohen sot.
Presidenti Mikheil Saakashvili tashmë ka pranuar se partia e tij, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, ka humbur zgjedhjet ndaj koalicionit opozitar, të udhëhequr nga Bidzina Ivanishvili.
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka mirëpritur fitoren e opozitës, duke thënë se ajo u hap rrugën forcave më konstruktive dhe më me përgjegjësi për të hyrë në Parlamentin e Gjeorgjisë.
Rusia dhe Gjeorgjia kanë zhvilluar një luftë të shkurtër në vitin 2008 dhe që atëherë marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të tensionuara.
Departamenti amerikan i Shtetit ka vlerësuar Saakashvilin për pranimin e humbjes, duke thënë se ka dërguar sinjal të mirë.
Tonino Picula, i cili ka udhëhequr ekipin e vëzhguesve ndërkombëtarë, ka thënë se votimet kanë qenë të drejta, pavarësisht fushatës shumë të polarizuar.
Ivanishvili ka thënë se balancimi i buxhetit do të jetë prioritet i tij.