11 Janar 2025

Gjendet kutia e zezë e aeroplanit rus të rrëzuar nga Turqia

Moskë, 9 dhjetor - Agjencia ruse e Lajmeve Interfax njoftoi të martën se është gjetur kutia e zezë e aeroplanit luftarak rus të rrëzuar nga Turqia.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Sergei Shoigu të martën i raportoi për gjendjen presidentit Vladimir Putin, duke u shprehur se trupat ruse kanë mposhtur militantët që kishin nën kontroll zonën ku u rrëzua aeroplani, ndërsa kutia e zezë është gjetur nga trupat siriane dhe është dërguar në Rusi.

Presidenti Putin tha se Rusia duhet të mësojë të gjitha hollësitë për rrëzimin e aeroplanit dhe shprehu shpresën që analiza e kutisë së zezë do të bëjë të njohur para botës të dhënat e fluturimit të aeroplanit të rrëzuar, si shpejtësia, lartësia e veçanërisht vendndodhja gjatë goditjes.

Ai theksoi gjithashtu që analizimi i kutisë së zezë duhet të bëhet bashkë me ekspertët e huaj.

Aeroplani luftarak rus \"Su-24\" u rrëzua më 24 nëntor në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Ankaraja deklaroi se aeroplani rus kishte hyrë në hapësirën ajrore turke, ndërsa Moska ka këmbëngulur se ai u rrëzua brenda hapësirës siriane.

Më 28 nëntor, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dekretin presidencial për sanksione 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)