Geqia goditet nga një tërmet 5,3 ballë
Athinë, 12 shtator - Një tërmet 5,3 ballë të shkallës ''Rihter'' sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, ndërsa 5,6 ballë sipas Institutit Euromesdhetar, u regjistrua sot në në mëngjes në 6:30 minuta, me orën lokale, pranë pjesës Jugperëndimore të ishullit grek të Kretës.
''Sipas Institutit Euromesdhetar, epiqendra e tërmetit u regjistrua 63 kilometra larg qytetit Cania në një thellësi prej 8 kilometrash'', deklaroi për televizionin privat ''Skai'' sizmologu Euthimios Lekkas.
Ndërkohë që burime mediatike njoftuan, se për momentin, nuk kishte të dhëna për dëme apo humbje në njerëz.