11 Janar 2025

George Bush shtrohet në spital

Hjuston, 30 nëntor - Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush është duke u trajtuar në një spital në Hjuston, raportuan burimet spitalore dhe familja.

88-vjeçari Bush po trajtohet prej gjashtë ditësh, për shkak të një bronkiti.

Sipas zëdhënësit të ish-presidentit, shtrimi i Bushit në spital ndodhi për shkak të frikës së mjekëve se gjendja mund të përkeqësohej në një pneumoni, ndërsa theksoi se lajmi është mbajtur i fshehtë për të respektuar privacinë e jetës private të njeriut që drejtoi SHBA-në ndërmjet viteve 1988-1992.

I biri i George Bush, ish-presidenti George W.Bush i riu, së bashku me bashkëshorten e tij Laura ndodhen pranë 88-vjeçarit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)