G7 rrit përpjekjet kundër terrorizmit
Dresden, 9 qershor - Grupi G7 shprehu të hënën angazhimin për të shtuar përpjekjet në luftën kundër terrorizmit dhe financimit të terrorizmit.
Udhëheqësit e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italia, Japonisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara i bënë këto komente në një deklaratë të përbashkët, pas përfundimit të bisedimeve dyditore të hënën. Ata diskutuan për çështjen e terrorizmit me kryetarët e shteteve dhe qeverive nga vendet afrikane si dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
\"Lufta kundër terrorizmit dhe financimit të tij është një prioritet për G7. Ne do të vazhdojmë të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri\" thuhet në deklaratë.
Liderët e G7-ës riafirmuan angazhimin e tyre për të zbatuar kornizën ndërkombëtare për ngrirjen e aseteve të terroristëve dhe premtuan lehtësimin e procedurave ndërkufitare të vendeve të G7-ës.