Francë, mbi 70 të vdekur nga sulmi në Nice
Qytetarët ishin mbledhur bulevardin e famshëm \'Promenade des Anglais\' për shfaqjen e fishekzjarrëve, kur kamioni hyri aty dhe eci 2 km mbi turmën duke shkaktuar viktimat.
\"Ky është incidenti më i hidhur në historinë e Nice-ës dhe të paktën 77 veta kanë vdekur,\" tha një zyrtar vendor në Twitter.
Ministria e Brendshme u shpreh se ka dislokuar komandën e emergjencës dhe theksoi se nuk ka pengje, ndërkohë ministri Bernard Cazeneuve ndodhet në vendngjarje.