Franca shpall gjendje të jashtëzakonshme, mbyl kufijtë
Paris, 14 nëntor - Presidenti francez, Francois Hollande dekretoi në mbrëmje gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin dhe njoftoi mbylljen e të gjithë kufijve pas shkëmbimeve të zjarrit dhe shpërthimeve në në afërsi të stadiumit Stade de France.
Me një ton të rëndë, i prekur dhe i emocionuar, presidenti francez foli për sulme terroriste.
Sulme të pazakonta terroriste po ndodhin në Paris, theksoi ai.
Ai vendosi dekretimin e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë territorin dhe mbylljen e kufijve.