11 Janar 2025

Franca rrit buxhetin e mbrojtjes kombëtare

Paris, 7 prill - Presidenti i Francës Hollande mblodhi dje Këshillin e Sigurisë Kombëtare në të cilin u vendos rritja e buxhetit dhe trupave të mbrojtjes në 3 vitet e ardhshëm, me qëllim goditjen e terrorizmit.

Në deklaratën për shtyp pas mbledhjes theksohet se pas sulemeve terroriste të nëntorit të kaluar, Këshilli i Sigurisë Kombëtare vendosi shtimin e 800 trupave të mbrojtjes në periudhën 2017-2019, duke e çuar në 10 mijë numrin e përgjithshëm të tyre.

Shtesa në trupat e mbrojtjes do të forcojë luftën kundër terrorizmit kibernetik, thuhet në deklaratë.

Pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit të vitit të kaluar në Paris, ku humbën jetën dhe u plagosën shumë qytetarë, situata e emergjencës në vend është e lartë dhe është forcuar goditja e organizatave terroriste brenda dhe jashtë vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)