11 Janar 2025

Franca nis sulmet ajrore kundër militantëve në Siri

Damask, 1 janar - Mëngjesin e ditës së sotme Franca i ka goditur disa zona prodhuese të naftës në Siri në afërsi të fortesës Raqqa që mbahet nga militantët e Shtetit Islamik.

Sulmet e sotme ajrore i ka konfirmuar Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, gjatë një vizite të realizuar të premten në një bazë ushtarake në Jordani.

Franca është vendi i parë që iu është bashkuar sulmeve ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Që nga sulmet e 13 nëntorit në Paris, Franca e ka rritur numrin e bombardimeve duke i realizuar ato kryesisht në Siri e posaqërisht në Raqqa.

Gjatë një konference në bazën ajrore prej nga janë nisur aeroplanët francezë Mirage 2000, Le Drian, iu tha gazetarëve dhe ushtarëve që sulmet ndaj caqeve të IS-it do të vazhdojnë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)